LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, flasin për bashkëpunim në shumë sektorë

Kurti takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, flasin për bashkëpunim në shumë sektorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Bernë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me deputetin Cedric Wermuth dhe deputetin zviceran me prejardhje shqiptare, Islam Aliaj që janë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti theksoi rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të shtetit tonë në tri vitet e fundit, duke veçuar edhe vëmendjen e veçantë ndaj sektorit të energjisë.

Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi z. Nussbaumer për projektin e ardhshëm konkurrues të energjisë së prodhuar me erë prej 150 MW, dhe suksesin e ankandit të parë solar prej 100 MW në të cilin fitues u shpall konzorciumi “Orllati” nga mërgata jonë në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, thuhet në njoftim, transmetim Telegrafi.


Në vijim, kryeministri theksoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve tona dhe mundësinë për rritje të mëtejme të shkëmbimit tregtar dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik, gjersa eksportet dhe importet e dyanshme janë rritur në mënyrë të theksuar në katër vitet e fundit.

U diskutua dhe mbi politikat qeveritare gjithëpërfshirëse, ku kryeministri përmendi ndër të tjera bursat për vajzat dhe gratë në STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, skemat e mbështetjes për nënat lehona dhe fëmijët, rritjen e pagës minimale, rritjen e pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, dhe punën në lidhjen e tregut të punësimit me aftësimin profesional.

Kurti theksoi dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ku edhe falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori