LAJMI I FUNDIT:

Urimeve të shumta për ditëlindje, Nexhmije Pagarusha u përgjigjet me hitin “Baresha” (Audio)

Urimeve të shumta për ditëlindje, Nexhmije Pagarusha u përgjigjet me hitin “Baresha” (Audio)

Këngëtarja legjendare e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, i ka mbushur 84 vjet.

Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës dhe konsiderohet si një prej emrave kryesorë të muzikës shqipe.

Nexhmije Pagarusha rrëfehet për projektin që po e rikthen në skenë: Nuk ka më bukur se t'i këndosh nënës (Foto)
Lexo po ashtu Nexhmije Pagarusha rrëfehet për projektin që po e rikthen në skenë: Nuk ka më bukur se t'i këndosh nënës (Foto)

Pas urimeve të shumta që ka marrë me rastin e ditëlindjes, këngëtarja ka vendosur t’i falënderojë të gjithë me anë të rrjeteve sociale.


“Përshëndetje miqtë e mi të dashur. Sot festoj 84 vjetorin e lindjes, ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen si dhe dashurinë e dhuruar gjatë tërë këtyre viteve”, shkruan në një postim në Facebook.

Këngëtarja e famshëm ka zgjedhur hitin e saj më të madh, “Baresha”, që t’ia bashkëngjisë këtij postimi.

Pagarusha numëron vite të tëra të suksesshme në karrierë, ndërsa ajo vazhdon të mbetet zë i mrekullueshëm.

Artistja e emëruar tashmë me epitetin “Bilbili i Kosovës”, nuk e ka përfunduar akoma rrugën e saj të përjetshme me muzikën përkundër moshës së shtyrë, ndërsa shqiptarët vazhdojnë ta duan dhe ta respektojnë.

Muzika e saj e bëri të popullarizuar jo vetëm te shqiptarët, por edhe në ish-Jugosllavi, Bullgari, madje edhe në Izrael janë dëgjuar këngët e Nexhmijes.

Kënga “Baresha” është një prej këngëve më të popullarizuara të saj, e kompozuar nga burri i këngëtares, Rexho Mulliqi, ndërsa tekstin e ka shkruar Rifat Kukaj.

Përveç muzikës, Pagarusha ka luajtur edhe në shumë shfaqje teatrale dhe në filma.

Në Kosovë, ajo është shpallur Këngëtarja e Shekullit, ndërsa presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në vitin 2012 e dekoroi me titullin Nderi i Kombit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Magazina
Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Magazina
Kalo në kategori