LAJMI I FUNDIT:

“Urime President, mezi pres të punojmë së bashku”, kryeministri Albin Kurti uron Donald Trumpin për fitoren

“Urime President, mezi pres të punojmë së bashku”, kryeministri Albin Kurti uron Donald Trumpin për fitoren

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar tashmë për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump tashmë thuajse edhe zyrtarisht ka fituar zgjedhjet elektorale në ShBA, duke udhëhequr me një diferencë të theksuar ndaj rivales së tij, Kamala Harris.

Triumfi i Trump në zgjedhjet presidenciale bëri që liderë të mëdhenj të shteteve boterore ta urojnë atë.


Tashmë ka ardhur edhe urimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka theksuar ndër të tjerash se mezi pret të punojë me të për përparim dhe paqe.

“Urime President Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kryeministrit Kurti në platformën X.

Vlen të theksohet se më herët gjatë ditës, fitoren e Trump e uruan edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe kryetarët e partive opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori