Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, kulla e Atakules në Ankara të Turqisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Kosovës në Turqi, transmeton Telegrafi.


"Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së #Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të #Kosovës. Faleminderit Atakule",  thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu, edhe  ura Fatih Sulltan Mehmet dhe ura e re Yavuz Sulltan Selim, janë ndriçuar sot në mbrëmje me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Turqia ishte ndër vendet e para të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

86717660 3215306918497063 4478105745178492928 n

86720505 3215307008497054 2806334757942591488 n