LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 22° fair_day

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe MBPZHR-ja dakordohen për avancimin e dijes në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe MBPZHR-ja dakordohen për avancimin e dijes në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve

Drejtuesit e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për të avancuar praktikat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së pyjeve, nëpërmjet fuqizimit të arsimit dhe hulumtimit.

Ministri i MBPZhR, Faton Peci ka njoftuar se në këtë mënyrë formalizohet bashkëpunimi i kësaj ministrie me Universitetin në Prizren, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, raporton Telegrafi.

“Ky Memorandum do të përfshijë fushat e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve për të përmirësuar arsimin, kërkimin dhe zbatimin praktik në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe të rritjes së bashkëpunimit në fushën e pylltarisë”, ka bërë të ditur Peci.


Ndërkaq rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani ka njoftuar se kjo marrëveshje ka disa objektiva të përbashkëta që sjellin dobi për studentët, por edhe për pylltarinë e bujqësinë e vendit.

“Qasje dhe shfrytëzim në laboratorët që operojnë nën ombrellën e MBPZHR-së; Ndarja dhe dhënie në shfrytëzim e parcelës së tokës në pronësi të MBPZHR-së për nevojat e Universitetit të Prizrenit; Angazhimi i studentëve në punë praktike në të gjitha resorët e MBPZHR-së; Hapja e programeve të reja studimore që adresojnë sfidat aktuale në sektorin e bujqësisë; Përfshirja në iniciativa dhe projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore e të dy institucioneve, janë vetëm disa nga objektivat e përbashkëta që dalin nga marrëveshja e sapo nënshkruar ndërmjet MBPZHR-së dhe UUHP-së”, ka bërë të ditur Alishani.

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren është themeluar vite më parë bazuar në nevojën për të përgatitur specialistë për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kurti: Qeveritë e kaluara qëndruan në detyrë pavarësisht krizave, por neve na kërkohet të largohemi menjëherë

Kurti: Qeveritë e kaluara qëndruan në detyrë pavarësisht krizave, por neve na kërkohet të largohemi menjëherë

Lajme
Përfundon rruga Shëngjin – Velipojë, Rama: Vlerë e shtuar për turizmin

Përfundon rruga Shëngjin – Velipojë, Rama: Vlerë e shtuar për turizmin

Lajme
Dembele refuzoi çmimin lojtari i ndeshjes - pas kësaj, foto e tij u bë virale

Dembele refuzoi çmimin lojtari i ndeshjes - pas kësaj, foto e tij u bë virale

Liga e Kampionëve
I riu nga Peja humb jetën aksidentalisht në SHBA, raportohet se ishte ushtar i Gardës Kombëtare Amerikane

I riu nga Peja humb jetën aksidentalisht në SHBA, raportohet se ishte ushtar i Gardës Kombëtare Amerikane

Lajme
Aja Sofia e Stambollit do t'i nënshtrohet “restaurimit më të madh në histori” –  do të bëhet më rezistente edhe ndaj tërmeteve

Aja Sofia e Stambollit do t'i nënshtrohet “restaurimit më të madh në histori” – do të bëhet më rezistente edhe ndaj tërmeteve

Turqia
ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori