LAJMI I FUNDIT:

Unitedi paralajmëron Ronaldon me shkëputje kontrate nëse nuk ndryshon sjellje

Unitedi paralajmëron Ronaldon me shkëputje kontrate nëse nuk ndryshon sjellje

Manchester United tani mund të shqyrtojë shkëputjen e kontratës së Cristiano Ronaldos, i cili ka një vit të mbetur në “Old Trafford” nëse nuk shohin një ndryshim në qëndrim, pretendon një raportim i ri.

Portugezi ka treguar dëshirën për t’u larguar nga Djajtë e Kuq këtë verë pasi dëshiron të luajë rregullisht në Ligën e Kampionëve, sipas shumë raportimeve gjatë muajve të fundit.

Një paraqitje dhe rezultat i tmerrshëm kundër Brentford rezultoi që Cristiano Ronaldo të dilte nga fusha pas përfundimit të ndeshjes, duke injoruar tifozët e Unitedit dhe trajnerin Erik Ten Hag.


Refuzoi t'u kërkonte falje tifozëve për humbjen ndaj Brentfordit, Ronaldo shkëmben disa fjalë me ndihmës trajnerin e Unitedit
Lexo po ashtu Refuzoi t'u kërkonte falje tifozëve për humbjen ndaj Brentfordit, Ronaldo shkëmben disa fjalë me ndihmës trajnerin e Unitedit

Tifozët kishin disa reagime ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë duke kritikuar qëndrimin e tij të dobët pas vërshëllimes së fundit.

Ronaldo ka qenë i lidhur me lëvizje në një numër klubesh këtë verë, megjithatë qëndrimi i United nuk ka ndryshuar dhe hierarkia këmbëngul se ai nuk është në shitje.

Erik ten Hag i detyroi lojtarët e Unitedit të vraponin afro 14 kilometra pas humbjes nga Brentfordi
Lexo po ashtu Erik ten Hag i detyroi lojtarët e Unitedit të vraponin afro 14 kilometra pas humbjes nga Brentfordi

Megjithatë, një raportim i ri tani ka sugjeruar që United mund të konsiderojë përfundimin e kontratës së tij nëse qëndrimi i lojtarit nuk ndryshon.

Gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol, raporton: “Ndjenja se situata me Ronaldon po shkon drejt një limiti. Ose ai do të duhet të ndryshojë qëndrimin e tij ose Manchester United do të duhet të ndërpresë kontratën e tij. Nuk mund të vazhdohet kështu. Askush në dhomën e zhveshjes nuk po e sfidon atë për shkak të statusit të tij”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori