Unitedi mposht Brightonin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Brightonit në çerekfinale të FA Cup.
Mysafirët u treguan të rrezikshëm, por në fund provoja e Djajve të Kuq triumfoi.

Rasti i parë për gol i takojë Brightonit, që në minutën e 32-të rrezikuan me anë të Lewis Dunk.
Pesë minuta më vonë shënoi Romelu Lukaku pas asisimit nga Nemanja Matic.
Në pjesën e dytë mysafirët rrezikuan me Pascal Gross (51'), Jurgen Locadia (57', 67').

Por, siç thotë edhe ligji i pashkruar në futboll, "kur nuk shënon, pëson", Matic doli edhe një herë në skenë, këtë herë me gol në minutën e 84.
Kundërshtari i ardhshëm i Man Utd në gjysmëfinale do të mësohet pas shorit. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6ggoub
https://www.dailymotion.com/video/x6ggral


















































