Manchester Unitedi ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë ndaj West Bromi me rezultat 1-2.

Nuk ishte një lojë aspak e lehtë për Djajtë e Kuq pasi mysafirët luajtën në një nivel mjaft të lartë gjatë gjithë takimit.


Jesse Lingard (Getty Images)

Goli i parë në ndeshje erdhi nga mysafirët, ku Romelu Lukaku shënoi pas asistimit nga Marcus Rashford, kjo në minutën e 27-të.

Në minutën e 35-të shënoi Jesse Lingard, i cili u asistua nga Juan Mata dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Jose Rondon rrezikoi portën e Man Utd në minutën e 56-të, ashtu si Rashford një minutë më vonë. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Gareth Barry në minutën e 77-të, ndërsa shans të mirë për të barazuar rezultatin kishte edhe Jay Rodriguez (85').

Marcus Rashford bs WBA (Getty Images)

Pas kësaj fitore Unitedi renditet në pozitën e dytë me 41 pikë (11 më pak se City), kurse West Bromi vazhdon në vendin e 19-të me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jose Mourinhos është ndaj Leicester Cityt, kurse WBA ndaj Stoke Cityt. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6bt9ub

https://www.dailymotion.com/video/x6bt9zq

https://www.dailymotion.com/video/x6btc49

telegrafi sport app