Ashtu siç pritej, Manchester Unitedi ka fituar si mysafir i Young Boys (3-0), në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq u treguan bindës që nga pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Bernë duke i shënuar dy gola.


https://www.dailymotion.com/video/x6tvfuj

Paul Pogba ishte futbollisti që e zhbllokoi rezultatin me një goditje të bukur që u ndal në rrjetë (35').

Mesfushori francez e dyfishoi rezultatin para se skuadrat të shkonin në pushim (44'), kësaj radhe nga pika e bardhë duke e ekzekutuar në mënyrë interesante njëmbëdhjetëmetërshin.

Djajtë e Kuq shënuan sërish në gjysmën e dytë. Anthony Martial e realizoi golin e tretë pas asistimit nga Pogba (66').

https://www.dailymotion.com/video/x6tvi4a

Këto janë tri pikët e para të Manchester Unitedit në Grupin H, ku tashmë e ka marrë kreun.

Ndeshja tjetër e këtij grupi u zhvillua ndërmjet Valencias dhe Juventusit. Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 2-0 në Mestalla. /Telegrafi/

telegrafi sport app