LAJMI I FUNDIT:

“Unë nuk jam i lumtur”, Luis Enrique kritikon Mbappen pavarësisht het-trikut ndaj Reims

“Unë nuk jam i lumtur”, Luis Enrique kritikon Mbappen pavarësisht het-trikut ndaj Reims

Luis Enrique pranoi se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Kylian Mbappe, pavarësisht se sulmuesi shënoi të tre golat e PSG-së në fitoren 3-0 në udhëtim ndaj Reims.

Mbappe udhëhoqi ekipin e tij drejt një fitoreje komode ndaj Reims të shtunën pasdite, duke shënuar një het-trik.

Paraqitja e tij ishte e mjaftueshme për ta dërguar PSG-në në krye të tabelës në elitën e futbollit francez. Por Luis Enrique nuk ishte i kënaqur me Mbappen, diçka që ai e bëri të qartë pas ndeshjes.


“Nuk jam i kënaqur me Kylian Mbappe. Nuk kam asgjë për të thënë për golat, por ai mund ta ndihmojë ekipin në një mënyrë tjetër. Unë do të flas për këtë fillimisht me të, por ato janë biseda private. Kylian është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ne duam më shumë. Duam që ai të bëjë më shumë”, ka thënë Enrique për Prime Video Sport.

Mbappe tani ka shënuar 15 gola në po aq ndeshje për PSG-në këtë sezon në të gjitha garat, duke përfshirë 10 në Ligue 1.

Kylian Mbappe shkëlqen me het-trik ne fitoren e PSG-së në udhëtim ndaj Reims
Lexo po ashtu Kylian Mbappe shkëlqen me het-trik ne fitoren e PSG-së në udhëtim ndaj Reims

Pas ndeshjes së së shtunës, ai pranoi se mendonte se mund të bënte më shumë për të ndihmuar ekipin: “Unë nuk duhet të luaj mirë për të shënuar. Ajo që dua është të luaj mirë dhe të shënoj. Është qëllimi im të përpiqem të ndihmoj ekipin tim sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë Mbappe.

Pas pushimit me kombëtare, PSG-në e pret derbi me Monacon, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me 24 nëntor./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori