LAJMI I FUNDIT:

“Unë mendoj se Erdogan është qesharak”, qytetari arrestohet pas kësaj “kritike” ndaj presidentit turk

“Unë mendoj se Erdogan është qesharak”, qytetari arrestohet pas kësaj “kritike” ndaj presidentit turk

Një prononcim për emisionin “Street Cat” të realizuar në qytetin e Rizes, i ka kushtuar qytetarit turk me arrestim dhe burgosje.

Në fakt, qytetari me inicialet E.A. ka përfunduar në burg pasi kishte kritikuar një deklaratë të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit ditë më parë me rastin e nisjes së punës për hapjen e “Kanalit të Stambollit”, kishte deklaruar se “Ne do të jemi ndër 10 ekonomitë më të mira të botës?”, transmeton Telegrafi.


Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës - kërkon dëmshpërblim prej 50 mijë eurove
Lexo po ashtu Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës - kërkon dëmshpërblim prej 50 mijë eurove

Në pyetjen se çfarë mendojnë për këtë pohim të të parit të shtetit turk, qytetari ishte përgjigjur ndër të tjera se “Unë mendoj se ai është qesharak” dhe kjo u konsiderua si një vepër penale dhe me këtë rast u arrestua.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe kryetari i degës së partisë CHP për Rize, Saltuk Deniz, i cili tha se “Kritikimi i AKP-së po rezulton me ndalime. Këtë e përjetoi E.A. dhe familja e tij”.

Ndryshe, Erdogan sot ka paditur për shpifje kryetarin e opozitës, Kemal Kilicdaroglu, ku ky i fundit kishte kritikuar ashpër presidentin në një fjalim të mbajtur me grupin parlamentar të CHP-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori