Këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin "Pasdite në Top Channel".

Ai ka rrëfyer më të rejat në karrierën e tij, duke thënë se gjithçka po i ecën mirë në fushën e muzikës.


kryes2

Berisha nuk nguroi të flasë edhe për jetën private, ku ndër të tjerash ka cekur dashurinë e madhe që ka ndaj bashkëshortes së tij, këngëtares Nora Istrefi.

“Unë dhe Nora do të jemi së bashku deri sa vdekja do të na ndajë. Unë jam krenar dhe e them haptazi që mua më njohin prej Norës, sidomos në Shqipëri. Padyshim që fansat njohin dhe duan më shumë Norën”, ka thënë Roberti.

robert berisha e1486478371805

Në vazhdimin e bisedës, ai ka rrëfyer edhe për punët e shtëpisë, disa prej të cilave ka thënë se i kryen vetë, madje me shumë kënaqësi.

“Me pazarin merrem gjithmonë unë. Nuk e kam problem që t’i ndërroj pampersin vajzës, apo edhe ta laj. Gjithashtu më pëlqen shumë edhe të gatuaj. Pastat i gatuaj gjithmonë unë”, ka treguar ndër të tjerash këngëtari Berisha. /Telegrafi/