LAJMI I FUNDIT:

UNË BESOJ

UNË BESOJ

Poezi nga: Ana Blandiana
Përktheu: Aurel Plasari

Unë besoj që jemi popull vegjetal,
Përndryshe çne kjo qetësi
Me të cilën presim zhveshjen nga gjethet?
Çne ky guxim
Me të cilin e lëshojmë veten
Në pistën rrëshqitëse të gjumit
Me sigurinë se do të jemi në gjendje të lindemi
Përsëri?
Unë besoj se jemi popull vegjetal:
Kush ka parë ndonjëherë
Një pemë të rebelohet?