80 për qind e qytetarëve të Kosovës të anketuar nga UNDP besojnë se lidhjet familjare, ato partiake dhe ryshfeti janë kusht për punësimin në institucione publike. Kurse vetëm në 33 nga 85 raste është respektuar rekrutimi i këshilluar nga profesionistët e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. E kjo është dëshmi se politikanët duhet të angazhohen në mënyrë që të kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.
Kështu u tha në diskutimin virtual me temën “Rekrutimet (jo)meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”, të organizuar nga Instituti GAP dhe Kosovo 2.0.
Gjatë këtij diskutimi u tha se angazhimi politik nuk duhet të jetë garantues për vendin e punës, kurse u bë e ditur se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë projektin e saj për të ndihmuar institucionet publike në rekrutimin e stafit edhe gjatë 3 viteve të ardhshme.
Drejtori i hulumtimeve në Institutin GAP, Jeton Mehmeti bëri të ditur se ka një numër shumë të vogël të qytetarëve që besojnë se rekrutimi i punëtorëve në sektorin publik bëhet në bazë të meritokracisë.
“Ajo çfarë sugjeron raporti jonë tregon se besimi i qytetarëve në punësimin në sektorin publik është shumë i ulët. Rreth 80 për qind e qytetarëve mendojnë se punësimi në sektorin publik, kusht kryesor kanë lidhjet familjare, lidhjet partiake dhe ryshfeti, përderisa vetëm 20 për qind e tyre mendojnë që përgatitja profesionale, shkollimi dhe përvojat në punë janë faktorët të cilët do të ndihmonin në punësim në sektorin publik”, tha Mehmeti.
E Bashkimi Evropian mbetet i zhgënjyer me institucionet e Kosovës sa i përket punësimit në bazë të meritokracisë.
Luigi Brusa, përfaqësues i Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor cilësia e burimeve njerëzore, në veçanti në institucionet qeveritare nuk është në nivelin e duhur. Për këtë, Brusa tha se perfomanca më e mirë do të marrë financim më të mirë.
Ai potencoi se në Kosovë nuk ka përgatitje të mirë të projekteve, dhe se disa nga to do të shtyhen.
Për Brusan, nëse nuk ka rekrutim të bazuar në meritë, atëherë nuk do të ketë mungesë të madhe të profesionistëve, të cilët do të kalojnë në sektorin privat apo do të shkojnë jashtë vendit. Kjo, sipas tij, është zhgënjyese dhe e papranueshme.
E problemi kryesor sipas tij është fakti se Kosova nuk ka punësim të bazuar në meritë.
“Unë jam në Kosovë qe 4 vite dhe ndjenja është që shumë herë merita nuk është vlerësuar dhe lidhja, asocimi me politikën ekziston. Dhe, iniciativa e Ambasadës Britanike është përkrahur me fjalë, me pallavra nga politika e Kosovës, them me fjalë sepse kur vjen puna të përzgjidhen kandidatët më të mirë, ata shpërfillen dhe, natyrisht në parlament kur ka emërime, deputetët nuk votojnë sepse kanë një motiv të qartë, sepse marrin urdhër nga partitë politike. Nuk po bëj me gisht nga një parti, por për fat të keq, mentaliteti klanor në Kosovë është një sëmundje e keqe”, tha ai.
Sipas tij, njerëzit e politikës nuk janë në gjendje të identifikojnë një person të duhur. Ai tha se Kosova në këtë mënyrë po e dëmton veten.
E në shtetet e vogla siç është Kosova, Brusa tha se do të duhej të ishte më lehtë që të mbështeten parimet e transparencës.
“Unë kam mësuar nga raporti që vetëm 33 nga 85 raste rekrutimi i këshilluar nga projekti nga profesionistët e Mbretërisë të Bashkuar janë respektuar dhe kjo është për keqardhje. Perfomanca e Kosovës në këtë drejtim është e tmerrshme. Dhe, për këtë rekomandojë që njerëzit të kërkojnë nga politikanët një transparencë më të madhe sepse ajo është mënyra që ju të përfshiheni aktivisht. Këshilla numër një është votoni, numër dy mendoni për transparencën, për ndershmërinë, për meritat. Ka deputetë që në të kaluarën kanë ngritur shqetësimin për këto parime. Pavarësisht në cilën parti jeni, mbështetni deputetët që kanë qenë të gatshëm të mbështesin parimet e qeverisjes së mirë”, u shpreh ai.
E për panelistin Agim Maraj shpërfaqja e fenomeneve negative është sukses më vete i projektit të Ambasadës britanike. Ai bëri të ditur se planifikojnë që të angazhohen edhe në 3 vitet e ardhshme për rekrutimin në institucionet publike në Kosovë.
“Sipas anketës të UNDP-së, afër 80 për qind e të anketuarve mendojnë se emërimet janë politike. Kjo është shumë e rrezikshme dhe duhet të ndryshojë. Profesionistët nuk duhet parë politikën apo angazhimin politik, si mënyrën e vetme për t’u punësuar. Nuk duhet të jetë politika garantuese për vendin e punës për profesionistë të ndryshëm. E pikërisht projekti britanik ka bërë që numri i atyre që aplikojnë, të arrijë të katërfishohet. Kjo tregon që Kosova ka burra dhe gra të afta, por që nuk kanë besim në institucionet e Kosovës dhe këtë besim po e shprehin vetëm në proceset ku ne jemi të angazhuar”, u shpreh ai.
Edhe Visar Prebreza nga BIRN tha se rekrutimi pa meritokraci po e dëmton shumë Kosovën.
Ai bëri të ditur se probleme me nepotizmin dhe klientelizmin gjatë rekrutimit ka pasur edhe në institucione më të vogla, siç janë komunat.
“E kemi parë që kostoja e emërimeve jomeritore është goxha e madhe, përkthehet edhe në miliona”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?