Raporti thotë se 60 gazetarë kanë vdekur në vitin 2008, krahasuar me 86 që ishte numri i gazetarëve të vrarë një vit më parë.

Në raport thuhet se ulja i detyrohet edhe numrit të gazetarëve të vrarë në Irak.

Këtë vit 15 gazetarë humbën jetën, që është një e treta e numrit të gazetarëve të vrarë në 2007.

Por Iraku, shkruan raporti vazhdon të mbetet një vend i rrezikshëm për gazetarët.

Pas Irakut, Filipinet dhe Meksika janë vendet më të rrezikshme për reporterët.

Në përgjithësi, Reporterët pa Kufij thonë se rënia e numrit të vdekjeve nuk duhet të maskojë faktin që kërcënimet dhe censura ndaj gazetarëve ka qenë shumë e përhapur. /bbc/