LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i aksidenteve në Shqipëri, më pak fatalitete në rrugë

Ulet numri i aksidenteve në Shqipëri, më pak fatalitete në rrugë

Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore në Shqipëri.

Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, në muajin e tretë të vitit numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15.1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa, në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11.8 për qind.


Në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 150 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 18 persona të vdekur në Mars 2021.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 persona nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021, thuhet në publikimin e INSTAT.

Shkak kryesor për aksidentet në shumicën e rasteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që sipas INSTAT vihet re një ulje e numrit të aksidenteve që kanë si shkak sjelljen e këmbësorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori