Ukrainasit shkatërrojnë një grup rusësh që përpiqeshin të depërtonin në prapavijën e pozicioneve të tyre

Në rajonin e Donetskut, operatorët e Regjimentit të 8-të të Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkatërruan një grup pushtuesish rusë që po përpiqeshin të depërtonin në prapavijë të pozicioneve ukrainase.
Sipas Ukrinform, Forcat e Operacioneve Speciale e raportuan këtë në Telegram dhe publikuan një video, transmeton Telegrafi.
Gjatë operacioneve speciale në zonën pyjore të rajonit të Donetskut, ushtarët ukrainas shkatërruan me sukses pesë ushtarakë rusë.
Duke përfituar nga kushtet e motit, rusët donin të depërtonin në prapavijë të pozicioneve ukrainase, por Forcat e Operacioneve Speciale i penguan ata ta bënin këtë.
Në video shfaqet i tërë aksioni i mirëorganizuar që qoi në shpartallimin e këtij grupi të ushtarëve rusë që menduan se do t’i zënë në befasi ukrainasit. /Telegrafi/


















































