Ushtria ukrainase në një aksion të realizuar në lindje të vendit ka arritur të shkatërrojë sasi të madhe municioni.

Ishin dronët e mbushur me eksploziv që ishin ngritur në ajër për të lokalizuar plozionet e rusëve, ku kishin me vete sasi të madhe municioni, transmeton Telegrafi.


Në një fushë të mbuluar me borë, shihen dronët kamikaz duke u përplasur në municionin e ushtrisë ruse që hidhej në erë.

Madje nga shpërthimet e fuqishme ngriteshin në qiell “topa të mëdhenj të zjarrtë”.

Shkatërrimi i municionit është një prej aksioneve më të mëdha që i konsiderojnë ukrainasit, për faktin se kjo u jep kohë që të fillojnë kundërsulme. /Telegrafi/