Termokosi ka është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për sezonin e ri të ngrohjes, i cili do të fillojë më 15 tetor. Ndërkohë, borxhlinjtë e kësaj ndërmarrje paralajmërohen se kanë kohë një javë për shlyerje të borxheve.
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka ka thënë se janë evidentuar edhe problemet që ishin paraqitur në sezonin e fundit, në ndonjërin prej objekteve banesore.
“Kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, sezonin e ardhshëm ngrohës, pra 2020-2021. Tani jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimi e këtij sezoni, gati se ka marrë fund edhe pastrimi në stacionin e ngrohjes, këtu që shpërndan ngrohje tek konsumatorët tanë, dhe tek nen stacionet ngrohëse nëpër objektet banesore kudo që është paraqitur ndonjë problem gjatë sezonës së fundit ngrohëse”, ka thënë Uka.
Uka ka thënë se nuk do të ketë vonesa në fillimin e sezonit, dhe më 15 tetor Termokosi do të jetë gati të fillojë sezonin.
“Si rrjedhojë e këtyre përgatitjeve.. për herë të parë në rrjetin e ngrohjes do të kyçen Teatri Kombëtar, Ministria e Kulturës, shkolla ‘Xixëllonja’, shkolla ‘Mentor Bajraktari’. Për pak ditë pritet të mbulohet edhe vendi ku janë vendosur gypat e rinjtë, ku janë ndërruar me gypat e vjetër që kanë qenë që nga funksionimi i ngrohtores qendrore që ka qenë që nga vitet e 70-ta, pra është një rrjet gati i stërvjetëruar, dhe janë vendosur gypa të ri me standarde ndërkombëtare nga kompania e kontraktuar e Komisionit Evropian, është pra një rrjet i ri i ngrohjes për Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik, Biblioteka Kombëtare, Rektorati e Universitetit të Prishtinës, komunën dhe disa institucione tjera. Kështu që, jemi në vijë të mbarë, pra do të presim se nuk do të ketë kurrfarë vonesa, dhe gjithçka po shkon sipas planit, varësisht nga lëvizjet e temperaturave besoj se do të jemi gati me 15 tetor të filloj sezoni ngrohës”, ka thënë Uka për KosovaPress.
Ndërsa sa i përket borxheve që janë ndaj Termokosit, Uka ka paralajmëruar qytetarët që t’i shlyejnë borxhet që kanë ndaj kësaj ndërmarrje, përndryshe do t’i tërhiqen të hollat nga xhirollogaritë e personave.
Uka shtoi se kjo është faza e dytë e shpërndarjes së këtyre vërejtjeve ngase për shkak të pandemisë, prapë nuk janë ekzekutuar gjatë muajve të verës.
“Që nga qershori i këtij viti pra në kohën kur janë lehtësuar masat për shkak të izolimit total, kemi filluar me shpërndarjen e vërejtjeve për gjithë ata që nuk kanë paguar sezonin e fundit apo sezonet e fundit dhe janë shpërndare diku 1,700 vërejtje, domethënë para ngritjes së rastit tek përmbaruesit privat dhe normalisht ky është një afat ku ata duhet të reagojnë, përndryshe tërhiqen mjetet nga kontot e tyre bankare përmes përmbaruesve privat, por për shkak të pandemisë është shtyrë afati, e deri më tani nuk ka pasur ekzekutim të këtyre padive, domethënë këtyre tërheqjes së mjeteve nga kontot e konsumatorëve tanë, ndërsa tani është faza e dytë pra para pak ditësh është filluar me fazën e dytë për këto vërejtje, dhe nëse konsumatorët nuk do të reagojnë, nuk do të paguajnë faturat do të ketë edhe shkyçje nga rrjeti i ngrohjes”, ka thënë Uka.
Uka ka thënë se secilit që i është dërguar vërejtja nga Termokosi, për shlyerje të borxhit, kanë afat prej 7 ditëve që t’i shlyejnë borxhet.
“Është afati 7 ditor, kujtdo qoftë që i është dërguar vërejtja e dytë, nëse në afat prej 7 ditëve nuk reagon, ne në bashkëpunim me përmbaruesit privat, pasi që veç ata janë të identifikuar si konsumator tanë sigurisht që janë ditur edhe kontot e tyre bankare, do t’i tërhiqen”, ka thënë ajo.
Uka gjithashtu ka thënë se pas pak ditëve do të fillojë edhe një fushatë sensibilizuese për opinionin që të paguajë faturat e rrymës, duke iu shmangur grumbullimit të borxhit të vjetër, pasi që është më vështirë të inkasohet më pas.
“Pandemia ka pas refleksion edhe te kompania jonë. Është vërejtur sidomos të çështja e pagesave për shkak se ka pasur një rënie të shkallës së inkasimit, për këtë arsye ne tashmë do të fillojmë edhe pak dit edhe fushatën sensibilizimin e opinionit që të paguajnë sa më parë faturat e ngrohjes për shkak se në të kundërtën ne do të detyrohemi të ndërmarrim masat të cilat janë të lejuara me ligjet në fuqi për t’i marrë borxhet, ngase nuk mund të lejojmë që të grumbullohen burgjet e konsumatorëve tanë, ngase mund të kemi vështirësi në inkasimin e këtyre borxheve duke u krijuar borxhe të vjetra që edhe është vështirë të inkasohen më pas”, thotë ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/04020000-0aff-0242-7902-08daa61681ff_w1597_n_r1_st_s-e1739549678758-780x439.jpg)
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim