LAJMI I FUNDIT:

UJQËRIT ILIRË

UJQËRIT ILIRË
Xhevdet Bajraj (foto: Agron Shala, 2021)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj

Në ditëlindjen e tridhjetë e pestë të im bir

Kur i dogjën pemët e sapo lulëzuara
në atdhe
dita na mori
si këlyshë mace na futi në thes
ia lidhi grykën
e vuri mbi sup
dhe hipur mbi kalë u nis
drejt oqeanit të thellë të vetmisë
Rruga ishte e rrafshët
ndërsa kali i jetës ecte symbyllas
e njihte rrugën
deri në Meksiko Siti
deri në Santiago të Kilit


Ndonjëherë
jeta di të jetë e pamëshirshme
qengjat e bardhë i shndërroi në desh të zi
në politikanë
e këta pastaj
ulur mbi varret e të rënëve për liri
i hëngrën ditët tona
si të ishin
fara të pjekura kungulli

Tashti
njëzet e ca vjet pas luftës
në ditëlindjen e birit tim
rrugëve të Meksiko Sitit
vazhdoj të shes ujqër ilirë të gdhendur në gur
derisa t’i dalin krahët kalit të vdekjes
e të më kthej në Kosovë

Në trend Kultura

Më shumë
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
PARAJA

PARAJA

Poezi
SKLLEVËR

SKLLEVËR

Poezi
PORTRETI

PORTRETI

MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Tarkovsky dhe pasioni

Tarkovsky dhe pasioni

Filmi
Kalo në kategori