LAJMI I FUNDIT:

Ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të mbulojnë shtëpitë dhe makinat, priten evakuime në disa pjesë të Norvegjisë

Ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të mbulojnë shtëpitë dhe makinat, priten evakuime në disa pjesë të Norvegjisë

Evakuime të mëtejshme janë duke u konsideruar në Norvegji pasi ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të mbulojnë shtëpitë dhe makinat në juglindje të vendit nordik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri në 2,000 njerëz tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre pas ditëve të shiut të rrëmbyeshëm.


Dhe nivelet e ujit në lumenjtë dhe liqenet e fryrë vazhdojnë të rriten.

Ndryshe, të paktën tre persona u vranë pasi stuhia Hans goditi Evropën veriore në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar ndërprerje të transportit, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Një nga pjesët më të prekura të Norvegjisë është qyteti i Honefossen, 25 milje në veri të Oslos, ku lumi Begna shpërtheu “brigjet e tij”.

Mes frikës së rrëshqitjeve të dheut, autoritetet po shqyrtojnë lëvizjen e më shumë njerëzve.

Madje, nivelet e ujit rreth Honefossen pritet të vazhdojnë të rriten dhe të mbeten të larta të paktën deri të hënën, tha Ivar Berthling, nga drejtoria e burimeve ujore dhe energjisë së Norvegjisë (NVE), për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori