UEFA urdhëroi klubin FK Sarajevo të mbulojë “Lulen e Srebrenicës” në ndeshjen e sotme të Ligës së Konferencës

Sot (e enjte) në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër Aktobe, lojtarët e Sarajevës duhej të luanin me “Lulen e Srebrenicës” në gjoks, por organi drejtues i futbollit evropian (UEFA) urdhëroi që ajo të mbulohej.
FK Sarajevo dëshironte të shfaqte simbolin “Lulja e Srebrenicës” në fanellat e tyre në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Fanella u pranua edhe nga Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës, dhe kopjet u printuan tre ditë më parë dhe para nisjes për në Kazakistan.
Megjithatë, UEFA urdhëroi që ky simbol i vuajtjeve të popullit të Srebrenicës gjatë agresionit serb kundër Bosnjë-Hercegovinës duhet të mbulohet dhe që lojtarët mund të përdorin shirita të zinj.
Për sqarim, Sarajeva aplikoi me kohë për të veshur këtë simbol të rëndësishëm në fanellë dhe konfirmimi i aplikimit nga UEFA shihet si miratim. Megjithatë, tre ditë para ndeshjes, shtëpia ombrellë e futbollit evropian ndryshoi vendimin dhe urdhëroi që të mbulohej ‘Lulja e Srebrenicës’.
FK Sarajevo stiže u Aktobe 🛬
U sklopu utakmice prvog kola kvalifikacija Konferencijske lige snage će odmjeriti sa FC Aktobe
🗓️ 11. juli 17:00
🎥 prijenos na MY TV pic.twitter.com/wYCPw18hBY— FK Sarajevo (@FK_Sarajevo) July 9, 2024
“Duke pranuar faktin se ndeshja e Ligës së Konferencës kundër Aktobe është planifikuar për më 11 korrik, FK Sarajevo planifikoi të shfaqte simbolin “Lulja e Srebrenicës” në fanella në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”.
“Në përputhje me rregullat e UEFA-s, pamja e fanellës u pranua nga Federata e Futbollit të BiH, e cila zyrtarisht e raportoi këtë fanellë në UEFA. Gjithashtu, më 25 qershor, FK Sarajevo i dërgoi një kërkesë të veçantë UEFA-s për të na lejuar ta përdorim këtë fanellë. Tre ditë para ndeshjes, UEFA mori një përgjigje zyrtare për kërkesën tonë, ku thuhet se nuk kemi leje për të shtuar këtë simbol në fanellë dhe se lojtarët mund të përdorin shirita të zinj”.
“Duke qenë se fanellat ishin përgatitur në atë moment, klubi ka njoftuar për këtë UEFA-n, nga e cila është urdhëruar që të “mbulohet” simboli i printuar”.
Never forget Srebrenica 💔 pic.twitter.com/kgNhEFWEYe
— FK Sarajevo (@FK_Sarajevo) July 11, 2024
“FK Sarajevo beson se vendimi për të luajtur ndeshjen me këtë emblemë në fanellë është në përputhje me qëllimet më të gjera të promovimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të viktimave të krimit. ‘Lulja e Srebrenicës’ mishëron parimet e humanizmit, respektit dhe kujtesës kolektive për viktimat e gjenocidit. Lejimi i ekipit tonë për të mbajtur këtë emblemë do të ishte një gjest solidariteti me viktimat e gjenocidit dhe një mesazh që tragjedi të tilla nuk duhet të harrohen kurrë, por edhe të mos përsëriten”.
“FK Sarajevo i qëndron besnik kujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Kurrë mos e harroni Srebrenicën”, thuhet në tekstin e deklaratës nga FK Sarajevo.
Kujtojmë se sot nga ora 17:00, skuadra e Sarajevos luan si mysafir ndaj Aktobe në kuadër të turit të parë paraprak të Ligës së Konferencës. Dueli luhet në qytetin me të njëjtin emër në Kazakistan, ndërsa ndeshja e kthimit është caktuar pas shtatë ditësh në Sarajevë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola ‘ka vendosur të largojë tetë lojtarë’ nga Man City

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas ‘marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje’

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij