LAJMI I FUNDIT:

UEFA mban takim me dy kombëtaret, më vonë konfirmohet çfarë do të ndodh me ndeshjen Danimarkë-Finlandë

UEFA mban takim me dy kombëtaret, më vonë konfirmohet çfarë do të ndodh me ndeshjen Danimarkë-Finlandë

UEFA ka konfirmuar se më vonë do të dalë me një vendim final për ndeshjen e pezulluar mes Përfaqësueses së Danimarkës dhe asaj të Finlandës.

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është pezulluar disa minuta për përfunduar pjesa e parë.

Ky pezullim erdhi për shkak se kapiteni i danezëve, Christian Eriksen u rrezua në tokë pa ndjenja.


Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja
Lexo po ashtu Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja

Eriksen thuhet se përjetoi një sulm në zemër dhe situata e tij ishte shumë e paqëndrueshme, me stafet mjekësore të dy ekipeve që mundoheshin ta këndellnin.

Pas disa minutave ankthi, Eriksen u dërgua me barelë jashtë fushe në drejtim të spitalit më të afërt dhe situata e tij thuhet se është stabilizuar tashmë.

Eriksen përcillet jashtë fushës me barelë nga mjekët – gjendja e tij duket kritike
Lexo po ashtu Eriksen përcillet jashtë fushës me barelë nga mjekët – gjendja e tij duket kritike

UEFA ka konfirmuar këtë, teksa ka shtuar se po mban takim me të dyja kombëtaret rreth vendimit për ndeshjen e pezulluar.

“Pas urgjencës mjekësore që përfshiu lojtarin e Danimarkës, Christian Eriksen, një takim urgjence ka ndodhur me të dy ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në ora 19:45”.

“Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të UEFA-s. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori