LAJMI I FUNDIT:

Udhëtoi nga Afganistani për në Indi për të ndjekur kombëtaren e cricketit, nuk u lejua të futet në hotel për shkak të gjatësisë

Udhëtoi nga Afganistani për në Indi për të ndjekur kombëtaren e cricketit, nuk u lejua të futet në hotel për shkak të gjatësisë

Një burrë nga Afganistani që është adhurues i flaktë i sportit të “cricketit”, ka mbetur jashtë hotelit në Indi ku planifikonte të kalonte netët, kjo për faktin se ishte shumë i gjatë.

Sher Khan që është 2.6 metra i gjatë kishte udhëtuar për në Indi për të ndjekur ekipin e kombëtares së tij në “cricket”, por ishte gjatësia që i shkaktoi probleme kur ishte në pyetje akomodimi në hotel, transmeton Telegrafi.


Menaxhmenti i hotelit mbeti i habitur me gjatësinë e tij sa që ia ndaluan të futet brenda, kurse forca të shumta të policisë e përcollën deri në stacionin më të afërt, pasi që shumë njerëz ishin mbledhur për ta parë nga afër dhe bindur se sa i gjatë ishte.

Pasi denoncoi rastin, ai ishte shoqëruar për një hotel tjetër, ku qëndroi katër ditë derisa kombëtarja e Afganistanit kreu lojërat në Indi. Ndërkaq gjatë gjithë kësaj kohe ai ishte shoqëruar nga policia, pasi qytetarët e bezdisnin duke kërkuar të fotografohen me të. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Interesante
Gjyshërit u kujdesën për nipin dhe ia prishën ritmin e gjumit

Gjyshërit u kujdesën për nipin dhe ia prishën ritmin e gjumit

Fun
Çfarë bëjnë meshkujt për t’u ra në sy femrave (Video)

Çfarë bëjnë meshkujt për t’u ra në sy femrave (Video)

Fun
Amerikanja provoi

Amerikanja provoi "mëngjesin ballkanik" - shikoni reagimin e saj

Fun
Ky ishull i largët pa banorë po punëson një roje për 31 mijë dollarë në vit

Ky ishull i largët pa banorë po punëson një roje për 31 mijë dollarë në vit

Interesante

"A jam në ëndërr", pasagjeri tronditet kur i sheh skifterët në bordin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte

Interesante
Kalo në kategori