Ai ishte një vjeç kur u çliruan bujkrobërit në vitin 1861 (gjyshi i tij ishte një prej tyre), nëntë vjeç kur Tolstoy publikoi “Luftën dhe Paqen”, dhe 16 vjeç kur babai i tij tiran, shitës ushqimesh, falimentoi dhe u largua nga shtëpia e tyre modeste në Rusinë jugore. Në moshën 19-vjeçare, Anton Çehov (Anton Chekhov) u zhvendos në Moskë, ku u trajnua si doktor dhe shkruante histori komike për para. Në moshën 24-vjeçare, shfaqi shenja të turbekulozit; në moshën 26-vjeçare, një kritik me ndikim i kërkoi ta merrte talentin e tij seriozisht; kur ishte 28, publikoi historinë e tij të parë të rëndësishme, “Stepe”. Kur mbushi 44 vjeç, kishte vdekur.
Çehovi dramaturg shkroi një duzinë me vepra, duke kulmuar në katër kryevepra: “Pulëbardha”, “Xhaxha Vanja”, “Tri motrat” dhe “Orkada e Qershive”. Çehovi prozator shkroi 600 tregime, duke variuar nga skeçe dyfaqëshe deri tek novelat prej 100 faqesh që përdornin një kanavacë shumë më të gjerë sesa vetë rrëfenja, që shkonin më thellë në mendjen individuale dhe shfaqnin një kapje vizionare të peizazhit rus.
Nga jeta fshatare plot zhul dhe xhentilesa gri e provincave (“kaq pa ngjarje dhe monotone, e megjithatë kaq trazuese”) deri tek antikat e lodhshme midis shampanjës dhe shandanëve të Shën Petërsburgut, Rusia e Çehovit është keqfunksionale. Proza e tij e shpejtë e transparente udhëton mirë, dhe jo për shkak se ai lë shumë pa thënë. Dy nga kritikët e tij më të përafruar, V.S. Pritchett dhe Janet Malcolm, nuk e lexuan kurrë në rusisht.
Vendimi më kyç në veprën e Çehovit është kthimi i syrit të tij diagnostikues nga simptomat mjekësore tek ato psikologjike. Bujkrobërit mund të ishin çliruar, por teket nervore, ankthet, marramendja dhe pagjumësia shfaqin personazhe të panumërt që janë të bllokuar, të fëlliqur në baltë apo të burgosur. “Arti i skllavërimit po ashtu është duke u stërholluar” (“Jeta ime”). Ankthi i izolimit ndërtohet me motive të forta të brendshme, përpirëse dhe hungëritëse, episode të papritura dhe shpërthime shprehëse.
Pikat e forta: Përplasja tragjikomike midis botëve të brendshme dhe rrethanave të jashtme. Gjendjet mendore nuk janë të qëndrueshme. Perceptimet e personazheve ndryshojnë: “Por, përndryshe, ato ishin vetëm mendime” (“Gruaja Ime”). Ato zëvendësojnë njëra-tjetrën. Ata ëndërrojnë se gjenden diku tjetër. Kamerierja shtatzënë dëshiron që klienti i saj të largohet. E fejuara kupton se ajo nuk e do të përbetuarin e saj. Doktori godet rendin e tij. “Çdo gjë që ishte thelbësore… fshihej nga njerëzit e tjerë” (Zonja dhe Qenushi)
Rregullat e arta: 1. “Mos më thuaj se Hëna shkëlqen, më trego në shkëndijën e dritës mbi xhamin e thyer”; 2. “Kur kërkon ta bësh lexuesin të ndjejë keqardhje, përpiqu të jesh pak më i ftohtë”; 3. “Shkurto, shkurto!”.
Truket e preferuara: 1. Një personazh ndërmerr një udhëtim dhe ka një udhëtim tjetër brenda atij udhëtimi; 2. Një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për një person do të thotë pothuajse asgjë për dikë tjetër: “Ajo ishte e mërzitur që të tjerët nuk shihnin asgjë speciale në të”; (Tre vjetët); 3. Rreshtat e fundit, për të cilat Çehovi kishte gjithnjë vështirësi të mëdha, e ndryshojnë perspektivën e lexuesit: “Nisi të rigojë shi” (Dueli).
Modelet: Një djalë kori në Taganrog, Çehovi u bë ateist po mbeti i përfshirë në ritualet e kishës ortodokse ruse. Nga Bibla ai përthithi thjeshtësinë ngatërruese, një dhuratë për mosveprimin dhe rezonancën e zhdrejtë.
Fjalitë tipike: “Edhe në mot të ngrohtë, ai vishte galloshe” (Vrasja). /Përgatiti: Juli Prifti/tesheshi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Dy fjalë për shfaqjen “Arturo Ui”
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës