Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje kanë shkuar të hënën në drejtim të dy vendeve teksa liderët botërorë u zgjuan me lajmin e tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllimet e tij për viktimat në Twitter dhe ofroi ndihmë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”, ka thënë Zelensky.
Në Twitter, kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte “i prekur nga humbja e jetëve dhe dëmtimi i pronës” nga tërmeti.
“India qëndron në solidaritet me popullin e Turqisë dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për të përballuar këtë tragjedi”, ka thënë më tej ai.
E kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif u dërgoi ngushëllimet e tij njerëzve si në Turqi ashtu edhe në Siri në një sërë postimesh në Twitter.
Numri total i të vdekurve në të dy vendet pas tërmetit është më shumë se 1500 – deri në momentin e publikimit të lajmit.
Ndërkohë presidenti i Izraelit, Isaac Herzog shkroi në Twitter: “Shteti i Izraelit është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme. Zemrat tona janë me familjet e pikëlluara dhe popullin turk në këtë moment të dhimbshëm”.
Ndërsa këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Shtetet e Bashkuara ishin “thellësisht të shqetësuara” për shkatërrimin në Siri dhe Turqi.
“Kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkroi Sullivan në Twitter.
Misioni diplomatik amerikan në Turqi shprehu gjithashtu “dhimbje të thellë për viktimat tragjike dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti” në një postim në Twitter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë