“UÇK marshon” drejt Tiranës, pamje nga pika kufitare në Vërmicë

Qindra qytetarë nga Kosova janë nisur sot në drejtim të Tiranës për të marr pjesë në protestën atje që do të mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protesta do të nisë në ora 17:00.
E A2Cnn ka publikuar pamje të qytetarëve të veshur në uniformën e UÇK-së duke kaluar pikën kufitare në Vërmicë.
@a2_cnn "UÇK" marshon drejt Tiranës #A2CNN #lajmeshqip #Lajmeshqip #ndiqa2cnn ♬ Marshi UÇK - Jeta Abazaga
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, ka njoftuar se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë ditën e premte, ku janë paralajmëruar se do të kalojnë nga Kosova drejt Tiranës 60 autobusë.
Protestë e ngjashme e organizuar nga veteranët e UÇK u zhvillua edhe në Prishtinë më 7 gusht dhe në Hagë më 14 shtator.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































