LAJMI I FUNDIT:

U zgjodh deputet, Shkumbin Gashi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Komunës së Pejës

U zgjodh deputet, Shkumbin Gashi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Komunës së Pejës

Shkumbin Gashi nga sot nuk është më nënkryetar i Komunës së Pejës. Ai ka dorëzuar dorëheqjen tek kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Dorëheqja ka ardhur për shkak se Gashi do të marrë mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.  Gashi ka qenë në mesin e pesëshes në pritje nga LDK, për t’u bërë deputet dhe këtë e ka arritur pas marrjes së pozitave qeveritare nga deputetët e LDK-së, ku janë liruar vendet për kandidatët në pritje.

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, në faqen zyrtare në Facebook.


Postimi i plotë i Muhaxherit:

“Sot prita në takim Nënkryetarin e deritanishëm të Komunës së Pejës, z. Shkumbin Gashi, i cili e dorëzoi dorëheqjen nga kjo pozitë për të vazhduar si deputet i zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës. E faleminderova për bashkëpunimin, duke i uruar suksese në pozitën e re!”, ka shkruar Muhaxheri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori