Video asisteni i gjyqtarëve (VAR) deri më tani në këtë sezon ka qenë në qendër të kritikave.

Futja e teknologjisë në futboll nuk po pëlqehet në futboll, duke bërë që shumë trajnerë, lojtarë e tifozë të acarohen në të.


Një moment kontrovers ka ndodhur në ligën e dytë të Spanjës në ndeshjen mes Fuenlabradas dhe Gironas.

690 1

Lojtari i Fuenlabradas, Cristobal Marquez ishte suspenduar dy herë nga takimi me karton të kuq brenda tre minutash.

Marquez u ndëshkua fillimisht me karton të kuq nga gjyqtari Isidro Diaz de Mera, për një ndërhyrje ndaj lojtarit të Gironas.

690 1 1

Lojtari më pas u nis drejt zhveshtores, pa pritur vendimin e VAR-it.

Video asistenti i gjyqtarit tregoi se nuk ishte për karton të kuq, por për të verdhë, derisa lojtari u rikthye në fushë.

690 2

Mirëpo, rikthimi i tij zgjati vetëm tri minuta, duke detyruar gjyqtarin t’i tregojë edhe një herë kartonin e kuq, pasi gjatë largimit nga fusha në herën e parë, kishte fyer atë dhe e ndëshkoi me të kuq. /Telegrafi/

telegrafi sport app