Më shumë se 18,800 vetëtima u regjistruan në gjithë Zvicrën, ndërkohë që në Magadino, në distriktin e Lokarnos, më shumë se 50 mm reshje u grumbulluan brenda një ore dhe pati erëra të forta në gjithë kantonin e Ticino.

Pas shiut të dendur, pati shkatërrim në Rorschacherberg në kantonin St. Gallen.


page 84

Në Ascona TI, rrufeja goditi një pemë në shëtitore ndërkohë që në Camorino në kantonin Ticino, një pemë e shkulur u përplas me një makinë.

Screenshot 25 5

Veç këtyre, banorët tregojnë se ka sasi të mëdha uji po zbresin nga shpati në komunën Rorschacherberg në kantonin St. Gallen.

Po ashtu në Rorschacherberg, reshjet e mëdha të shiut çuan në bodrume të përmbytura.

Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë gjendjen e rëndë në disa pjesë të Zvicrës. /albinfo/