U raportuar se Unitedi dëshiron t'i shkëpusë kontratën Ronaldos - Fabrizio Romano ndriçon situatën në "Old Trafford"

Manchester United ende nuk e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Cristiano Ronaldon.
Çuditërisht, spekulimet për ylli portugez vazhdojnë, me disa raportime tani për ndërprerjen e kontratës së tij nga Djajtë e Kuq.
Megjithatë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nga burimet e tij te Manchester United, është se Cristiano Ronaldo është pjesë e projektit.
Klubi anglez nuk është e vërtetë se dëshiron t’i ndërpresë kontratën, por që ka kërkuar nga pesë herë fituesi i Topit të Artë që të ndryshojë sjellje.
Ronaldo ishte i acaruar me humbjen 4-0 ndaj Brentfordit në fundjavën që shkoi dhe nuk i përshëndeti tifozët që kishin udhëtuar deri atje.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































