LAJMI I FUNDIT:

U raportua se i dyshuari për sulmin në shkollën e Teksasit postoi në Facebook para se të niste sulmin – reagon Meta

U raportua se i dyshuari për sulmin në shkollën e Teksasit postoi në Facebook para se të niste sulmin – reagon Meta

Guvernatori i Teksasit ka deklaruar se sulmuesi kishte postuar tre herë në Facebook para sulmit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, guvernatori Greg Abbott tha se i dyshuari shkroi se ai po planifikonte të qëllonte gjyshen e tij, pastaj shkroi se e kishte bërë atë, dhe përsëri shkroi se do të sulmonte një shkollë fillore – rreth 15 minuta përpara se të kryej sulmi.

Meta, kompania mëmë e Facebook, ka lëshuar një deklaratë ku sqaron se postimi i të armatosurit nuk ishte publik.


“Mesazhet që Guvernatori Abbott përshkroi ishin mesazhe private tekstuale një-për-një që u zbuluan pasi ndodhi tragjedia e tmerrshme”, tha kompania me bazë në Kaliforni në një deklaratë.

Meta shtoi se po “bashkëpunonte ngushtë” me hetuesit.

Çfarë tha guvernatori?

Sipas guvernatorit Abbott, personi i armatosur vendosi tre postime në Facebook-un e tij përpara sulmit.

Në të parin, rreth 30 minuta më parë, ai shkroi: “Do të qëlloj gjyshen”.

Në postimin e dytë ai konfirmoi se e kishte bërë këtë.

Në postimin e tretë, rreth 15 minuta para se të fillonte sulmi i tij në shkollë, i dyshuari njoftoi se do të qëllonte një shkollë fillore, thotë Abbott. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Teknologji
Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Kalo në kategori