Adri Rrogaqi është njëri nga banorët e Big Brother VIP Kosova 2, i cili hyri në këtë format së bashku me partneren e tij, Ilirjanën.

Ata janë çifti i vetëm në këtë ‘reality shou’ sa i përket këtij edicioni, i cili nisi më 20 tetor.


Ndonëse janë bërë më shumë se një muaj që nga nisja e spektaklit, ata tashmë kanë arritur të krijojnë lojën e tyre.

Screenshot 28 11 Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, së fundmi u kuptua se Adri nuk është emri i vërtetë i konkurrentit të BBVK.

Sipas disa kërkimeve në internet, Adri thuhet se emrin e plotë e ka Kadri, të cilin e ka kthyer në artistik.

Screenshot 29 9 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo mbase mund të jetë befasi për fansat e publikun, të cilët nuk e kishin menduar një gjë të tillë.

Sidoqoftë, pritet të shihet se si do të vijojë loja e tyre. /Telegrafi/

Screenshot 30 9 Foto: Screenshot/Facebook