LAJMI I FUNDIT:

U përfshi nga flakë të larta deri në 100 metra, publikohen imazhet e para të qytetit kanadez pas goditjes nga zjarri

U përfshi nga flakë të larta deri në 100 metra, publikohen imazhet e para të qytetit kanadez pas goditjes nga zjarri

Zjarri i egër që përfshiu qytetin kanadez të Jasper ditët e fundit shkriu veturat në rrugë dhe i ktheu shtëpitë në hi.

Së fundmi janë publikuar imazhet e para të shkatërrimit në qytetin e famshëm turistik, pasi u përfshi nga një “mur zjarri” 100 metra i lartë.

Bëhet e ditur se ka qenë e vështirë për të kuptuar përmasat e asaj që ndodhi sepse zjarri digjej jashtë kontrollit për ditë të tëra.


Rreth 25,000 njerëz u evakuuan nga qyteti dhe Parku Kombëtar Jasper, në Alberta.

Autoritetet nga Parku Kombëtar Jasper thanë se 358 nga 1,113 strukturat në qytet janë shkatërruar.

Megjithatë, e gjithë infrastruktura kritike ishte e mbrojtur, duke përfshirë spitalin dhe bibliotekën, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

E një listë e adresave ku ndërtesat janë dëmtuar është duke u finalizuar dhe do të publikohet “së shpejti”, kanë njoftuar autoritetet.

Përhapen zjarret në SHBA dhe Kanada me flakët që arrijnë deri në 100 metra lartësi
Lexo po ashtu Përhapen zjarret në SHBA dhe Kanada me flakët që arrijnë deri në 100 metra lartësi

Imazhet tregojnë dëme të jashtëzakonshme në qytetin e famshëm turistik, i vendosur në shkëmbinjtë e famshëm kanadezë.

Nxehtësia ishte aq e fortë sa që i ktheu pjesët e një veture në një pellg metali, “që pikonte nëpër rrugë si një akullore në një ditë të nxehtë”.

Fotografitë e tjera tregojnë mbetjet e veturave të grumbulluara njëra mbi tjetrën dhe një autobus shkolle tani të zi me vetëm një nuancë të verdhë ikonike.

Siç raportohet, të shkatërruara janë hotelet, një kishë dhe shumë shtëpi.

“Ne jemi të ndjeshëm ndaj banorëve dhe bizneseve që kërkojnë më shumë informacione mbi detajet specifike të shkallës së dëmeve”, tha një përditësim nga autoritetet.

“Ne e dimë se njerëzit po shohin imazhe në rrjete sociale, por ajo që dimë për incidentet e zjarrit është se marrja e informacionit të duhur është thelbësore”, shtuan ata.

Ekipet e zjarrfikësve tani po përfitojnë nga moti më i freskët dhe reshjet e fundit.

Por, erërat pritet të rriten dhe moti i nxehtë dhe i thatë parashikohet të kthehet të hënën.

Ndryshe, Parku Kombëtar Jasper është më i madhi në malet shkëmbore të Kanadasë.

Qyteti ngjitur i Jasper ka një popullsi prej rreth 5,000 banorësh, por ka disa dhjetëra hotele për të akomoduar rreth 2.5 milionë njerëz që vizitojnë parkun çdo vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori