Gati gjashtë muaj pasi u nda nga Christian Carino, Lady Gaga u fotografua duke u puthur me Daniel Horton, gjatë një dite plazhi në Los Angeles.

Të Dielën, Gaga, 33 vjeçe, u fotografua duke u puthur me inxhinierin e kastit të saj, Dan Horton, 37 vjeç, në mëngjesin e shijuar në restorantin Granville në Studio City, California.


Burimet i thanë revistës People ekskluzivisht se Gaga dhe Horton dukeshin se ishin më shumë se miq në praninë e një-tjetrin.

gaga1

Ndonëse po përflitej se ishte në një lidhje me aktorin Bradely Cooper, duket se këngëtarja ka nisur një lidhje krejt tjetër.

"Ata ishin duke u puthur ndërsa flisnin vërtet afër me njëri-tjetrin", thoshte një burim i cili është duke kryer pushimet në të njëjtin vend me Gagan dhe Horton.

gaga2

Sipas faqes së tij të LinkedIn, Horton ka punuar si inxhinier monitorues për këngëtaren që nga nëntori i vitit 2018. Ai është gjithashtu pronari i Grupit të Konsulencës Inxhinierike Audio, sipas faqes, dhe më parë ka punuar me artistë të tjerë me emër të mëdhenj si: Camila Cabello , Bruno Mars dhe Justin Timberlake.

Horton, i cili është me qendër në Nashville, ishte martuar më parë me aktoren Autumn Guzzardi. /Telegrafi/

gaga3

gaga4