Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik ''Pavel Shatev'' organizoi sot punëtori me temë ''Mbrojtja e të drejtës së pronësisë'', ku është diskutuar për këtë çështje në pajtim me Ligjin për pronësi dhe të drejta pronësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i punëtorisë, sipas organizatorëve, është që të përmirësohet kuptimi i shfrytëzuesit në aspekt të të drejtës pronësore dhe mbrojtjen e tij nga gjykata kombëtare në vendet anëtare të BE-së dhe në Gjyaktën evropiane për të drejtat njerëzore.


Në punëtori u analizuan raste të posaçme të shkeljes së të drejtës dhe për çështje të kompenzimit. Pjesëmarrësit në punëtori ishin nga të gjitha gjykatat e apelit të vendit./Telegrafi/