LAJMI I FUNDIT:

U mundua t’ia vjedh telefonin mjeshtres së jiu-jitsu, përfundoi duke qarë dhe lutur për mëshirë (Video)

U mundua t’ia vjedh telefonin mjeshtres së jiu-jitsu, përfundoi duke qarë dhe lutur për mëshirë (Video)

Një hajn në Brazil duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur u mundua t’ia vjedh telefonon mobil një femre.

Magdeel da Silva, 18-vjeç, po bërtiste me zë të lartë dhe nuk mund të ndalte lotët nga dhimbjet e mëdha, kur Sabrina Leites, 22-vjeçe e përplasi për tokë dhe ia shtrëngonte kraharorin me këmbë, derisa në vendin e ngjarjes nuk u shfaqen policia, transmeton Telegrafi.

Da Silva qante dhe vazhdimisht thoshte “nuk do ta bëjë më”, derisa Leites është duartrokitur për veprimin që është filmuar me telefon mobil, kurse pamjet janë bërë virale.


Leites e cila për katër vite ushtron jiu-jistu po qëndronte në oborrin e shtëpisë në Manaus të Brazilit, kur një person hapi dyert e oborrit dhe u fut në dhomën  e motrës së saj, derisa da Silva me një person tjetër që ishin në motoçikletë i kërkuan asaj telefonin mobil.

Aty ajo e kuptoi se duhet të reagojë pas katër vjedhjeve të mëparshme që kishin ndodhur në shtëpinë e tyre. Pa u menduar dy herë, Leites ia “tregoi” disa stile të arteve marciale pasi ajo njihet si mjeshtre e MMA-së.

Me vetëm një lëvizje ajo arriti ta përplasë në tokë, dhe ta mbajë për më shumë se 20 minuta duke bërtitur dhe qarë nga dhimbjet e mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori