LAJMI I FUNDIT:

U mbrojt me sukses nga sulmet e Iranit me 300 dronë dhe raketa – sa i kushtoi Izraelit mbrojtja për një natë?

U mbrojt me sukses nga sulmet e Iranit me 300 dronë dhe raketa – sa i kushtoi Izraelit mbrojtja për një natë?

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me më shumë se 300 dronë dhe raketa balistike ishte sfida e fundit për Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF).

Falë sistemit të avancuar të mbrojtjes Izraeli arriti të mbrohej nga sulmet me sukses, duke parandaluar kështu dëmet serioze në vend.

Por, sa i kushtoi kjo mbrojtje Izraelit?


Gjenerali Reem Aminoach, këshilltar financiar i ish-shefit të shtabit të IDF, tha se kostoja e aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes izraelite ishte mjaft e lartë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministria e Jashtme izraelite përshkruan "çmimin fillestar" që duhet ta paguajë Irani pas sulmit
Lexo po ashtu Ministria e Jashtme izraelite përshkruan "çmimin fillestar" që duhet ta paguajë Irani pas sulmit

Bëhet e ditur se mbrojtja nga sulmet e Iranit i kushtoi izraelitëve 4-5 miliardë shekelë (mbi 1 miliard euro).

“Nëse po flasim për raketat balistike që duhet të rrëzohen me sistemin Arrow, raketat lundruese që duhet të rrëzohen me të tjera raketa dhe sisteme, atëherë shtoni kostot 3.5 milionë dollarë për një raketë Arrow, 1 milion dollarë për një Hobe David. Në total, diku rreth 4-5 miliardë shekelë”, tha Aminoach.

Gjithashtu, gjenerali foli edhe rreth vendimit të Ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, për të shtyrë blerjen e aeroplanëve të rinj luftarak nga SHBA-ja.

“Aktualisht, Thesari i vendit për arsyet e veta po i ndalon porositë nga SHBA-ja dhe po flasim për aeroplanë që i zëvendësojnë ata ekzistues”, tha gjenerali.

“Unë nuk merrem me çështje politike, vetëm dua të them qartë se nëse dëshironi të ndaloni kërcënimet nga jashtë, ju duhen aeroplanët porosia e të cilëve është ndaluar”, shtoi Aminoach. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori