LAJMI I FUNDIT:

U largua në vitin 2021, FSHF po bën përpjekje ta rikthejë Taulant Xhakën te Shqipëria

U largua në vitin 2021, FSHF po bën përpjekje ta rikthejë Taulant Xhakën te Shqipëria

Ishte muaji nëntor i vitit 2021, kur Taulant Xhaka deklaroi fundin e karrierës së tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Por kur kanë kaluar rreth dy vite, ka një përpjekje nga Shqipëria për ta rikthyer atë në Kombëtare, pasi shihet si element shumë i vlefshëm në repartin e mesfushës.

Ka qenë mediumi zviceran ‘4-4-2.ch‘ që ka raportuar se FSHF po mundohet ta bindë Xhakën të rikthehet te Shqipëria dhe t’i ndihmojë kuqezinjve për kualifikim në Euro 2024.


Taulant Xhaka i thotë lamtumirë Kombëtares së Shqipërisë: Fanella kuqezi krenaria ime, do të jem njëri nga JU në përkrahje të ekipit
Lexo po ashtu Taulant Xhaka i thotë lamtumirë Kombëtares së Shqipërisë: Fanella kuqezi krenaria ime, do të jem njëri nga JU në përkrahje të ekipit

Sipas informacioneve të 4-4-2.ch , brenda FSHF-së është rritur bindja se Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të kaluarën dhe se do të përdorte përvojën e tij për të bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian.

Xhaka është prioritet kryesor i FSHF-së dhe është pikërisht presidenti Armand Duka që ka marrë përsipër punën për ta rikthyer Taulantin me fanellën kuqezi.

32-vjeçari për herë të fundit fanellën e Kombëtares së Shqipërisë e kishte veshur më 7 shtator të vitit 2019 kur luajti 17 minuta në humbjen 4-1 ndaj Francës, derisa tre ditë më vonë ishte në bankën rezervë në fitoren 4-2 ndaj Islandës.

Xhaka ka zhvilluar 30 ndeshje me Shqipërinë, ku ka qenë edhe ndër lojtarët më meritor që kuqezinjtë shkuan në Kampionatin Evropian, Euro 2016.

Armand Duka i shkruan Taulant Xhakës pas pensionimit: Kontributi yt, mund të quhet “mision i përmbushur”, por ende nuk kemi lojtar për të zëvendësuar
Lexo po ashtu Armand Duka i shkruan Taulant Xhakës pas pensionimit: Kontributi yt, mund të quhet “mision i përmbushur”, por ende nuk kemi lojtar për të zëvendësuar

Mesfushori i Baselit debutimin me kuqezinjtë e ka bërë më 7 shtator të vitit 2014, derisa në vitet e fundit kishte probleme me trajnerët si Eduardo Reja dhe Christian Panucci.

Mbetet të shihet nëse presidenti Duka do t’ia dalë ta bind Xhakën që të rikthehet te Shqipëria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund

Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund

Bundesliga
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij

Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit

Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit

La Liga
Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet

Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet

La Liga
Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave

Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave

La Liga
Kalo në kategori