Kanë kaluar 20 vjet që refugjatët nga Kosova e shkatërruar nga lufta kanë ardhur këtu në Kanada. Midis tyre ishte Miftar Shala, atëherë 17 vjeç.
Kështu e fillon shkrimin mediumi kanadez cbc.ca, përcjell Telegrafi, sipas të cilit medium, gjatë një interviste të tij, Shala ka thënë se nuk kalon një ditë që ai nuk mendon për tmerret e luftës.
“Më kujtohet dita kur filloi bombardimi”, ka thënë Shala.
Sipas mediumit në fjalë, ishte korriku i vitit 1998 kur Shala përjetoi dhunën.
“Unë ende kam kujtime të freskëta për njerëzit e vdekur që kam parë dhe shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara, shpërthimet, plumbat që fluturonin gjithandej”, citohet Shala. “Ju nuk e dinit nga ku po vijnë. Ju nuk e dinit se nga duhet të iknit”.
Sipas cbc.ca, më shumë se 13,000 njerëz u vranë ose u zhdukën në Luftën e Kosovës.
Shala dhe familja e tij, si shumë të tjerë, kaluan malet për t’i shpëtuar konfliktit. Përfundimisht ata përfunduan në Maqedoni bashkë me qindra refugjatë të tjerë.
Atje ata u ballafaquan me një zgjedhje që do të formonte pjesën tjetër të jetës së tyre: Të qëndronin dhe të përpiqeshin të shpëtonin atë që mundën nga shtëpitë e tyre të djegura ose të ndjekin një jetë të re në një kontinent të ri.
Dhe derisa gjatë luftës, pothuajse çdo vend po merrte refugjatë, duke i dhënë Shalës shumë pak mundësi për të qëndruar afër shtëpisë.
“Ne kurrë as nuk kemi ëndërruar, e as nuk kemi menduar se do të përfundonim [në Kanada], sepse ishte shumë larg për ne”.
Por familjes së tij iu afrua një grua nga qeveria kanadeze, me premtimin për t’u dërguar me shpejtësi në Kanada, nën një program të përshpejtuar për kosovarët me familje.
Gjashtë javë më vonë, familja e tij ishin në një aeroplan për në Ontario, përpara se të gjendeshin më në fund në Richmond.
Për Shalën, mësimi i gjuhës angleze ishte i vështirë, por u bë më i lehtë për shkak të orëve të kaluara të shikimit të televizionit.
Ai u diplomua në një shkollë të lartë dhe tani drejton një kompani të shpërndarjes. Prindërit e tij, dy motra dhe një vëlla ende jetojnë në Richmond.
“Kanadaja më dha një shans të dytë në jetë, një jetë e mirë. Unë shkoj në shtrat dhe nuk duhet të shqetësohem nëse dikush vjen për të më vrarë, familja ime është e sigurt këtu dhe mundësitë janë të pafundme”.
Por ky vend i largët nuk mund të ketë qenë zgjedhja e parë e familjes së tij. Por nuk ka dyshim në mendjen e tij se ishte zgjidhja më e mirë.
“Unë mund të them me gjithë zemër se (ky vend) është një shtëpi për ne, për familjen time”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës