Besa Kokëdhima ka përfaqësuar këtë vit Shqipërinë në Eurovision 2024.

Me interpretimin e "Titan", artistja e njohur dështoi ta dërgonte Shqipërinë në finale.


Pavarësisht kësaj, ajo ka qenë tejet e komentuar edhe për paraqitjen e jashtme.

Me një fustan të realizuar nga Valdrin Sahiti, bukuroshja u përfol për atë se për pak sa nuk zbuloi pjesët intime.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka sjellë disa poza të tjera që i ka bërë përpara se të shkelte skenën e madhe të këtij spektakli.

"Përpara se të ngjitesha në skenë", ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, performanca e saj është vlerësuar dhe ka marrë reagime të shumta pozitive.

Fitues këtë vit i Eurovisionit ishte Zvicra nën përfaqësimin e Nemos me "The Code". /Telegrafi/