U diagnostikua me tumor, Vasfije Krasniqi iu nënshtrua një operimi

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, dhe ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se është diagnostikuar me një lloj tumori.
Ajo i është nënshtruar një operacioni për të hequr tumorin në një pjesë të zorrëve, dhe ka njoftuar se e ka kaluar me sukses.
“Kohët e fundit, unë u diagnostikova me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe iu nënshtrova një operacioni të hënën për të hequr atë pjesë të zorrëve. Qëndrimi në spital ishte i vështirë dhe më i gjatë se sa pritej, por jam e lehtësuar që po shërohem në shtëpi tani. Fatmirësisht, raporti i patologjisë konfirmoi se tumori ishte beninj dhe unë pres një shërim të mirë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre - mesazhet, telefonatat dhe vizitat e tua të mira kishin shumë vlerë për mua gjatë kësaj kohe”, shkroi Vasfije Krasniqi në Facebook.
Vasfije Krasniqi është ndër të parat gra në Kosovë që ka rrëfyer publikisht se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe në vitin 1999.
Ajo është zëri i të mbijetuarve duke kërkuar drejtësi.
Vasfije Krasniqi është nderuar edhe çmimin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”./kp/
















































