U dënua me nëntë vite për dhunimin e shqiptares, Robinho fillon punë në burg

Ish-futbollisti i njohur brazilian, Robinho po vuan dënimin me nëntë vjet për përdhunimin e një shqiptareje në Itali dhe tashmë po mëson një zanat të ri në burg.
Talenti i madh brazilian, i cili tashmë është 40 vjeç, ndodhet në burg që nga viti 2022, duke vuajtur një dënim shumëvjeçar për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare në një diskotekë.
Në vitin 2017, një gjykatë në Milano dënoi atë dhe pesë bashkatdhetarë të tjerë për përdhunimin në grup të një gruaje në një diskotekë dhe gjithçka u konfirmua nga Gjykata e Lartë italiane në vitin 2022.
Megjithatë, Robinho nuk po pushon në burg, pasi po mëson një zanat të ri. Pasuria e tij llogaritet në 71 milionë euro dhe tani ai do të riparojë televizorë, radio dhe pajisje të tjera elektrike në amvisëri.
Ai iu bashkua programit të formimit profesional, të cilin shteti synon të lehtësojë kthimin e tyre në shoqëri.
“Ai punon në heshtje dhe nuk është ndërhyrës. Ai është një shembull i vërtetë i një të burgosuri që nuk ka problem me të tjerët. I dhanë edhe atlete që të luajë futboll kur të jetë koha për rekreacion, dhe sa i përket mësimit të një zanati, ai ka plotësuar 600 orë punë. Është e vështirë të thuash se ai kënaqet apo jo, por kjo e ndihmon atë ta kalojë kohën më shpejt”, tha avokati i Robinhos, Mario Rosso Vale.
Avokatët e tij po punojnë për ta nxjerrë nga burgu në vitin 2027, kur ai do të ketë kryer pothuajse gjysmën e dënimit.
Në karrierën e tij, Robinho ndër të tjera luajti për Real Madrid, Manchester Cityn, Milanin dhe dhe Basaksehirin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania