LAJMI I FUNDIT:

U dalin para më shumë në xhirollogari kadetëve, Ministria e Financave: Me pagën e muajit mars do të bëhen barazimet

U dalin para më shumë në xhirollogari kadetëve, Ministria e Financave: Me pagën e muajit mars do të bëhen barazimet
Foto: Ilustrim

Në pagën e muajit shkurt, disa kadetëve të ri të Policisë së Kosovës iu kanë dal më shumë para në xhirollogari.

Sipas disa kadetëve, ata në llogaritë e tyre bankare kanë pranuar deri në 2,000 euro sesa paga e paraparë prej rreth 280 euro.

Lidhur me këtë, Ministria e Financave thotë se për shkaqe teknike, te disa kadetë të ri koeficienti i pagës iu është llogaritur më e lartë.


Drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili ka thënë për Telegrafin se, me pagën e muajit mars do të bëhen barazimet në pagë.

“Njoftojmë se për shkaqe teknike, te disa policë të ri (kadet), që kanë hyrë për herën e parë në listë, grada ju është aplikuar jo e duhur, dhe për rrjedhojë ka dalë koeficienti më lart. Kjo është evituar menjëherë, dhe me pagën e muajit mars bëhen barazimet në pagë dhe vazhdon normalisht procesi”, tha Ahmeti.

Ai shton se, kadetët janë në listë të pagave dhe se sipas tij një barazim i tillë ndodh çdoherë.

“Këtu s’kemi të bëjmë me ndonjë problem meqë ata janë në listë të pagave dhe një barazim i tillë ndodh çdoherë, në këtë rast në bashkëpunim me administratës se policisë. Janë aspekte teknike pa pasoja ligjore as financiare”, përfundon Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori