Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në një konferencë të mbajtur në Prishtinë vitin 2023 e quajti sfidues, por edhe efikas sa i përket punës së gjyqësorit.
Kelmendi derisa foli për të arriturat në vitin 2023, tha se edhe zyrtarë që në vazhdimësi kritikojnë punën e prokurorisë, i pranojnë rezultatet, raporton Telegrafi.
“Pushteti gjyqësor është unik, i pandashëm në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të drejtësisë në Kosovë. Uniteti ynë bëhet edhe me domethënës kur në këtë rrugë kemi miq, partner si SHBA dhe BE, të cilët vlerësojnë përpjekjet tona për sundimin e ligjit dhe njëkohësisht janë avokuesit tanë më të mëdhenj sa herë që tentohet të cenohet pavarësia jonë kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Kelmendi.
Ai falënderoi SHBA dhe BE në emër të prokurorëve të shtetit për mbështetjen e vazhdueshme.
Kelmendi në fjalimin e tij bëri të ditur se në vitin 2023, prokuroria ka pranuar 52 mijë raste, ku 41 mijë prej rasteve kanë përfunduar.
“Viti i kaluar ishte vit i sfidave, por konsideroj se ishte edhe efikas. Gjatë vitit 2023, prokuroria e shtetit ka pranuar 52 mijë raste, nga të cilat ka përfunduar 41 mijë raste. Në vitin 2023, Kosova ka shënuar rezultate në sundimin e ligjit”, deklaroi ai.
Gjithashtu, ai tregoi se sa i përket rasteve në korrupsion, gjatë vitit 2023, kanë pranuar mbi 1 mijë raste, ku 900 prej tyre kanë përfunduar.
Kelmendi theksoi se kanë trajtuar edhe rastet e terrorizmit.
“Kemi përfunduar 24 raste, me 26 persona”.
Kelmendi deklaroi se për herë të parë kanë shënuar sukses edhe në fushën e ngrirjes, sekuestrimit.
“Vlera e pasurisë së sekuestruar është afër 88 milionë euro, ndërsa vlera përfundimtare e aseteve të sekuestruara është afro 24 milionë euro. Sekuestrimi në vitin e kaluar mbi 110 milionë euro”, deklaroi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania