Liverpool ka marrë një fitore të madhe në javën e dytë të Ligës Premier, duke mposhtur Newcastle-in 3-2 në “St. James’ Park”.

Skuadra e Jurgen Klopp kaloi në avantazh me golin e Ryan Gravenberch në minutën e 35-të, ndërsa Hugo Ekitike dyfishoi shifrat sapo nisi pjesa e dytë (46’).


Newcastle reagoi me Bruno Guimaraes në minutën e 57-të dhe më pas arriti barazimin me William Osula në të 88-ën.

Takimi mori një tjetër kthesë, kur Anthony Gordon u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Virgil van Dijk.

Në rrjetet sociale qarkulluan foto të këmbës së mbrojtësit holandez, ku shiheshin qartë shenjat e goditjes.

Në minutën e 100-të, kur gjithçka dukej e mbyllur në barazim, Mohamed Salah krosoi një top të ulët nga e djathta dhe 16-vjeçari Rio Ngumoha shënoi golin e fitores, duke siguruar tre pikë të arta për “The Reds”.

Ky ishte suksesi i dytë radhazi për Liverpoolin, ndërsa Newcastle regjistroi humbjen e parë në këtë edicion të Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app