LAJMI I FUNDIT:

Turshi që do ta mbani gjatë në mend: Pjekja e specave djegës me mjaltë janë shije e vërtetë dimërore!

Turshi që do ta mbani gjatë në mend: Pjekja e specave djegës me mjaltë janë shije e vërtetë dimërore!

Delikatesë të cilën kur e provoni njëherë – do ta bëni traditë!

Përbërësit:


– speca djegës (sasia sipas dëshirës);
– karota (nga një karotë për një kavanoz);
– selino (sasia sipas dëshirës);
– piper kokrra (1 lugë e plotë për një kavanoz);
– kripë (një lugë e plotë për një kavanoz);
– mjaltë (2 lugë të vogla për kavanoz).

Përgatitja:

Specat djegës pastroni dhe piqni në furrë apo në pllakë.

Derisa speca të jenë ende të nxehtë radhisni në kavanoza të cilët më parë i keni sterilizuar, duke shtuar thelpinj hudhre të cilët i keni shtypur butësisht me thikë, karota të prera në rrathë, copëza selinoje, sheqer, kripë, piper dhe mjaltë nga dy lugë.

Plotësoni sipër me uthull. Mbyllni me kapakë.

Shijojini, – transmeton Telegrafi.