Turshi e përsosur: Patëllxhan në vaj ulliri me erëza

E thjeshtë dhe e lehtë për përgatitje dhe shumë e shijshme Përbërësit:- 2 patëllxhanë të vegjël;- kripë;- piper;- 2 dl vaj ulliri;- një grusht ullinj;- 3 thelpinj hudhre;- majdanoz apo fletë selinoje;- pak spec djegës (opsionet: spec djegës i kuq i bluar apo i grirë i freskët, i shtypur djegës),- një lugë uthull balsami.
Përgatitja:
Patëllxhanët lani mirë dhe pritni në rrathë.
Tepsinë lyejeni me vaj dhe nxeheni në furrë.
Nxirrni rrathët e radhitur, pastaj qitni kripë dhe spërkatni me pak vaj ulliri.
Piqni rreth 20 minuta në 250 gradë Celsius.
Në kavanoz qitni vaj, patëllxhanin e pjekur dhe përbërësit e tjerë.
Shtoni gjysmë luge të vogël kripë dhe piper.
Përzieni ngadalë, transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































