Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar zyrtarët e të gjitha institucioneve të mbrojtjes turke, të mos importojnë produkte të huaja pa pasur nevojë.
“Turqia mund të zhvillojë dhe përmbushë të gjitha nevojat strategjike të industrisë së mbrojtjes, dhe nuk do të ndalet derisa të arrihet ky qëllim. Kaisrga, Bora, Som dhe raketa tjera të ngjashme janë duke hyrë në fazën e prodhimit serik dhe jemi duke punuar edhe në modele tjera të reja. Gjithashtu jemi duke bërë hapa të mëdhenj kur janë në pyetje raketat me rreze të gjata të veprimit. Janë kryer testimet në kuadër të projektit që do ta sjellë Turqinë në një vizion më të lartë”, ka deklaruar Erdogan, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu zbuloi se helikopteri i ri ushtarak i Turqisë që do të përdoret për misione të ndryshme, do ta ketë emrin “Gokbey”. Industria turke e aviacionit dhe hapësirë (TUSAS), ka prezantuar këto ditë helikopterin ushtarak të Turqisë T615 që ka marrë emrin “Gokbey”.
Bëhet fjalë për helikopterin që më 6 shtator përfundoi me sukses fluturimin e parë. Helikopteri i ri është prodhuar me kapacitetet e veta të TUSAS, me mbështetjen e Ministrisë turke të Mbrojtjes. Gjatë fluturimit testues që përfundoi me sukses, pilotët gjithashtu kryen manovra duke e vendosur kështu këtë helikopter në një rang me fluturaket prestigjioze të këtij lloji.
Është një helikopter që përdoret për qëllime të ndryshme si për ato ushtarake ashtu dhe për ato civile. Futet në listë me helikopterët më të mirë në treg, në veçanti për shkak të aftësisë se mund të fluturojë me shpejtësi të madhe dhe efikase, manovrohet lehtë në lartësi të mëdha dhe të ulëta, dhe për asnjë moment nuk i shkaktojnë probleme ndryshimet klimatike siç janë shiu apo bora.
https://www.youtube.com/watch?v=DA5AiJnn2NE
Në fazën e ardhshme, helikopteri i prodhuar së fundmi duhet t’i nënshtrohet procedurave të certifikimit dhe kualifikimit, kurse parashihet që pas dy viteve të futet në përdorim. TUSAS kohë më parë ka zhvilluar mjete tjera ushtarake siç është fluturakja pa pilot ANKA dhe helikopterit ATAK. TUSAS gjithashtu ka zhvilluar një sërë projektesh për kompanitë botërore të aviacionit siq janë Boeing. /Telegrafi/
Cumhurbaşkanı Erdoğan: "T625 Helikopterinin İsmi GÖKBEY" #SonDakika https://t.co/WL3UUNBvk8
— ehaber.tv (@ehabertivi) December 12, 2018
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës