LAJMI I FUNDIT:

Turpërohet nga papastërtia e mbledhur nga çarçafët e pa ndërruar për tre javë (Video)

Turpërohet nga papastërtia e mbledhur nga çarçafët e pa ndërruar për tre javë (Video)

Karen Aldridge nga Birmingham i Anglisë, e ka lejuar një ekip televiziv të mblidhte pluhurin nga çarçafët që nuk i ka ndërruar për tre javë.

Ajo ka mbetur e turpëruar, me të parë sasinë enorme të pluhurit dhe mbetjeve të trupit, që ishte mbledhur, transmeton Telegrafi.

“Nganjëherë i lë edhe nga një muaj, meqë më duket e panevojshme t’i ndërroj, por nuk do të ndodhë më”, ka thënë Aldridge për mënyrën e pastrimit.


Lëkurat e vdekura, djersa dhe pluhuri i dhomës, bëjnë që këto shtresa të mbledhin papastërti të shumta, që më pas janë të dëmshme për shëndetin e përdoruesit. /Telegrafi/

https://youtu.be/y7JH_CmekTQ